Kosovë, sulmohet me vezë edhe ministri Abrashi

14/10/2015 21:50

Mbrëmjen e së mërkurës, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë sulmuar me vezë edhe ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashin.

Lajmi për sulmin ndaj Abrashit, që njëheresh është edhe zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, është konfirmuar edhe nga Vetëvendosje, që përmes një deklarate thuhet se “nuk do të ketë qetësi për politikanët që po defunksionalizojnë shtetin”.

“Aktivistët e Vetëvendosjes gjuajtën me vezë zëdhënësin e Qeverisë dhe ministrin, Arban Abrashi.  Nuk ka rehati për politikanët që po ia prishin rehatinë dhe jetën qytetarëve. Që po e ndajnë Kosovën dhe po e defunksionalizojnë shtetin”, thuhet në deklaratën e VV-së.

Gjatë ditës së mërkurë, aktivistët goditën me vezë edhe zv.ministrin e Jashtëm, Petrit Selimi.

Top Channel