Një dem i tërbuar të zhvesh në mes të arenës! (VIDEO)

15/10/2015 00:00

Nga “dyluftimet” në arenat me dema shumë toreadorë kanë marrë plagë të rënda, të tjerë kanë humbur edhe jetën, por personi i fundit ishte me fat pasi nuk pësoi lëndime, por mbeti i zhveshur në arenë.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të kësaj jave në Saragoza, në veri të Spanjës, ndërsa së fundmi është publikuar në “Youtube” edhe një video që tregon të gjithë atë që ndodhi.

Disa persona ishin futur në arenën ku ndodhej edhe një dem i tërbuar. Ata vraponin për të mos u arritur nga demi, por njëri prej tyre nuk u tregua aq i shpejt sa ti shpëtonte atij. Fati i mirë i këtij personi ishte që brirët e demi nuk u ngulën në trup, por i shqyen pantallonat duke e zhveshur tërësisht në sytë e publikut.

Pasi u siguruan se nuk pati të lënduar, të pranishmit shpërthyen në të qeshura dhe duartrokitje.

Rreth 2 mijë ndeshje me demat mbahen çdo vit në Spanjë, por megjithatë numri i tyre është në rënie. Në vitin 2010 rajoni katalanas u bë i dyti pas ishujve Kanarie që ndaloi ndjekjen e traditës.

Kundërshtarët e saj e përshkruajnë këtë eveniment si një gjakderdhje barbare, ndërsa fansat thonë se është një art antik i rrënjosur thellë në historinë kombëtare.

Top Channel