Skandali i Volkswagen, film nga DiCaprio

15/10/2015 00:00

Leonardo DiCaprio do të prodhojë një film rreth skandalit të Volkswagen. Kompania e tij e prodhimit “Appian Way” dhe “Paramount Pictures” kanë blerë të drejtat e një libri që po planifikon të shkruajë Jack Ewing rreth këtij skandali, raporton “Hollywood Reporter”.

Libri i cili do të shkruhet nga gazetari i “New York Times”, raportohet të zbulojë se si ky skandal ka ndikuar në ndotjen e ambientit. Akoma nuk është bërë e ditur nëse DiCaprio do të luajë në këtë film.

Muajin e kaluar, kompania gjermane kishte mashtruar me testet antindotje, duke manipuluar sasinë e emetimit të gazrave ndotëse.

Top Channel