Kjo grua ka kopshtin më me fat në botë

15/10/2015 00:00

Lindsay Bunt ka kopshtin më me fat në botë pasi ka gjetur dy tërfila me katër gjethe dhe dhjetë me pesë gjethe. Ajo ka gjetur bimën e rrallë në bahçen e saj.

Shanset për të gjetur një tërfil me katër gjethe vlerësohen një në 10 mijë dhe me pesë gjethe 1 në 20 mijë varietete.

Por Lindsay nuk ndaloi së kërkuari për to në shtëpinë e saj në Cornwall. Tërfili me pesë gjethe supozohet që jo vetëm të sjellë fat por edhe para, dhe ajo nxitoi të blinte disa bileta llotarie.

Megjithatë pas gjetjes së këtyre gjetheve Lindsay thotë se ende nuk ka parë ndonjë fat të madh. “Unë besoj tek ato. Dhe gjithsesi po ble bileta llotarie”, ka thënë 21-vjeçarja.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel