Një formë e ngjashme me statujën e Budës është parë në Mars, dhe jepet si provë se jeta inteligjente ka ekzistuar atje, sipas “UFO Hunters”. Ata kanë zbuluar formën e çuditshme në Planetin e Kuq dhe mendojnë se nuk duhet kaluar pa u vënë re.

“Kjo foto duhet të jetë e mjaftueshme për të bindur Kombet e Bashkuara se jeta inteligjente ka ekzistuar dikur në Mars, por NASA nuk dëshiron që të dihet e vërteta, pasi do u kërkohet të shpërndajnë informacionin dhe teknologjinë që kanë gjetur”, shkruan Scott Waring.

Nuk është “pamja” e parë e statujës së Budës në Mars. Edhe në të kaluarën janë shpërndarë postime të tilla. Detaje të tjera “të gjetura” së fundmi në Mars përfshijnë një lugë lundruese, një gaforre në hapësirë dhe versionin marcial të Stonehenge.

Top Channel