“Majmuni bezdisës” mbi gjoksin e një femre

15/10/2015 00:00

Fotot e një grupi majmunësh në një park zoologjik në Kinë janë bërë virale në internet. Kjo, pasi një prej tyre i është afruar një turisteje femër duke i prekur gjoksin.

Lloji japonez i këtij majmuni është një tërheqje turistike për turistët në parkun zoologjik në provincën e Henanit. Ata shpesh argëtojnë me sjelljet e tyre komike e të çuditshme.

Qindra turistë shfrytëzojnë mundësinë e të bërit foto bashkë me këta majmunë, të cilët janë të njohur për fytyrën e kuqe, dhe quhen gjithashtu edhe majmunët e dëborës.

Në këtë foto kjo vajzë është fotografuar me një majmun të vogël i cili mbahet te gjoksi dhe supi i saj duke shkaktuar të qeshura në internet. Përdoruesit i kanë vënë emrin “Majmuni bezdisës”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel