Prokuroria e Kosovës nis hetimet për gazin lotsjellës në Kuvend

15/10/2015 00:00

Menjëherë pas ngjarjes së përsëritur në Kuvendin e Kosovës, ende pa filluar seanca plenare e kësaj të enjteje, në Kuvend kanë hyrë prokurorë nga Prokuroria e Shtetit, për të ekzaminuar vendin ku deputetët e opozitës hodhën gazin lotsjellës.

Së bashku me policinë dhe forcat e sigurimit në Kuvend, ata kanë nisur hetimet brenda sallës ku zhvillohen punimet e parlamentarëve kosovarë. Ndërkohë që, pamjet e siguruar nga kamerat brenda sallës shfaqin qartësisht se gazin lotsjellës e ka hedhur shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, si dhe deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli.

Nga sa mësohet, prokurorja Fikrije Fejzullahu, pasi qëndroi për disa minuta në sallën e Kuvendit, ka bërë të ditur se ka siguruar provat e mjaftueshme gjatë ekzaminimit të vendit, por shtoi se gjetjet do t’i bëjë të ditura më vonë. Një foto që qarkullon në mediat e Kosovës tregon deputetin Faton Topalli duke hedhur gazin lotsjellës.

Top Channel