Çfarë kërkon linja ajrore nga pornostarja?

15/10/2015 00:00

Një linjë ajrore franceze i ka kërkuar falje një aktore porno, pasi një anëtar i stafit të saj i është përgjigjur në Twitter, duke i sugjeruar se mund të flinin me të.

Nikita Bellucci kishte shkruar në profilin në Twitter të kompanisë ku kërkonte të dinte pse ishte shtyrë fluturimi nga Budapesti.

“Mund të kemi disa informacione lidhur me fluturimin TO3742. Ai është shtyrë katër herë këtë mëngjes. Nuk ka informacione në Budapest”, ka shkruar Bellucci në profilin e TransaviaFR.

Duke e ditur profesionin e saj, një anëtar i stafit përgjigjet në postim “Fluturimi është programuar për në 14.30. Vetëm se jeni ju, ne preferojmë të zgjasë më shumë. Paçi një ditë të mirë. Unë mbetem në dispozicion”.

E irrituar, në një postim që më pas u fshi Bellucci është shprehur se nuk do e përdorte më kurrë këtë linjë ajrore, raporton Huffington Post. Pas postimeve të përdoruesve në mbështetje të Nikitës, linja ajrore kërkoi falje.

“Më vjen keq që jeni ofenduar nga kjo shaka. Thjesht po përpiqesha tju ngrija humorin. Dhe një herë, më falni! Avioni do të niset së shpejti”, shkruan Transavia.

Top Channel