Itali, 5 viktima nga moti i keq kryesisht në jug të vendit

15/10/2015 00:00

Moti i keq në rajonet qendrore e jugore të Italisë u ka marrë jetën të paktën 5 personave, mes tyre një grua që u rrëmbye nga uji e një burrë, i cili vdiq prej një arresti kardiak.

Stuhi të dhunshme u përplasen mbrëmjen e së mërkurës mbi Siçili, e sidomos në Palermo, ku pati përmbytje të mëdha e rrëshqitje dheu.

Në Pulje, nga ana tjetër, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për të evakuuar disa persona të bllokuar në banesat e tyre.

Sipas “Corriere della Sera”-s, trenat e linjave Caserta-Foggia dhe Benevento-Avellino nuk po lëvizin, për shkak të dëmeve që u kanë shkaktuar linjave hekurudhore stuhitë e fuqishme.

Për të kufizuar problemet e udhëtarëve, “Trenitalia” aktivizoi shërbimet zëvendësuese me autobusë.

Top Channel