“Krom”, filmi që trajton konfliktet familjare

15/10/2015 00:00

Realiteti shqiptar i Bulqizës ka frymëzur regjisorin Bujar Alimani të sjellë prodhimin e tij më të fundit kinematografik. Filmi “Krom” u projektua për mediat mesditën e së enjtes, duke ardhur në shfaqjen e parë të tij për publikun shqiptar, pas shfaqjes në festivalin “Karvoly Vari” në Çeki, ku edhe u kompliementua.

Motori i historisë së “Krom” është gruaja dhe pushteti i saj në një zonë periferike të Bulqizës. Ndonëse në qendër të filmit është historia e një djaloshi 15-vjeçar, i cili lë përkohëshsisht shkollën për të punuar në një minierë e për të siguaruar pak para’ në mënyrë që të fitojë vëmendjen e së ëmës në familje përmes pushtetit monetar.

Fokusi i kamerës së Alimanit nuk trajton dramën e minierës, por atë të konflikteve familjare. E veçanta e tij qëndron në forcën që i jep figurës së femrës në drejtimin e burrave në familje, madje edhe kur kjo protagoniste është shurdhmemece.
Dy janë femrat e Bujar Alimanit në historinë e filmit “Krom”, një nënë shurdhmemece me pushtet të plotë në familje për ta drejtuar atë dhe një mësuese rebele, në konflikt me prindërit për zgjedhjen e bërë në jetë.

“Krom” vjen me lojën e aktorëve të rinj Fredjon Ruci, Mirela Naska dhe Klodiana Keco, ndërsa për publikun do të nisë të shfaqet në kinematë e kryeqytetit pas mesit të muajit nëntor.

Top Channel