Miliarderët, Kina tejkalon SHBA

15/10/2015 17:45

Prej dy dekadash Kina po rritet me shpejtësi ekonomikisht, duke u bërë ekonomia e dytë më e madhe në botë, pas asaj të Shteteve të Bashkuara.

Këtë rritje e dëshmon më së miri edhe studimi më i fundit që konfirmon për herë të parë se vendi i madh aziatik tejkaloi Shtetet e Bashkuara sa i takon numri të miliarderëve rezidentë.

Bëhet fjalë për plotë 596 miliarderë që jetojnë dhe punojnë në Kinë, kundrejt 537 të Shteteve të Bashkuara. Kinezi më i pasur është Wang Jianlin, manjat në fushën e ndërtimit dhe themelues e ish-numri një i kompanisë së shit-blerjeve online, Alibaba. Pasuria e Jianlin përllogaritet në rreth 34.5 miliardë dollarë.

I dyti në këtë listë renditet Ma Yun me 22.7 miliardë dollarë, ndjekur nga Zong Qinghou me 21 miliardë dollarë. Pony Ma, themelues i gjigantit të internetit Tencent dhe aplikacionit mjaft popullor në Kinë, WeChat numëron 19 miliardë dollarë. I pesti radhitet Lei Jun, prodhues i telefonave Xiaomi me një pasuri prej 14 miliardë dollarësh, e dyfishuar në krahasim me një vit më parë.

Kjo është lista me pesë personat më të pasur kinezë, por janë me dhjetra të tjerë që numërojnë nën 10 miliardë dollarë.

Megjithatë, në total pasuria e miliarderëve kinezë është shumë më e vogël se ajo e miliarderëve amerikanë, megjithëse këtë vit ky handikap është ngushtuar ndjeshëm.

Top Channel