Djali i Cristianos pyet për Messin, gjyshja acarohet

15/10/2015 17:50

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të Këpucës së Artë për Cristiano Ronaldon, djali i portugezit pyeti gjyshen e tij se sa trofe të tillë kishte fituar Leo Messi.

E nervozuar, gjyshja u përgjigj: “Nuk dua t’ia di fare për Messin. Babai yt ka katër”.

Cristiano Ronaldo mori të martën për të katërtën herë çmimin Këpuca e Artë. I shoqëruar nga presidenti dhe trajneri i Realit të Madridit, Florentino Perez dhe Rafa Benitez, sulmuesi portugez tha se është një nder i madh për të që të fitojë sërish çmimin që i jepet lojtarit që ka shënuar më shumë gola në Europë gjatë një sezoni.

Top Channel