Rita, imazh i “Tezenis”

15/10/2015 00:00

Rita Ora është imazhi më i ri i markës “Tezenis”, që ka zgjedhur 24-vjeçaren për të prezantuar linjën e re të të brendshmeve.

Ajo ka realizuar fushatën, dhe në bazë të fotove të para që janë publikuar, mund ta kuptojmë lehtësisht se pse kjo kompani ka zgjedhur këngëtaren me origjinë shqiptare.

“Produktet e ‘Tezenis’ janë shumë cilësore, dhe këtë nuk po e them sepse jam i imazh i kompanisë, por sepse prej kohësh unë jam një kliente e tyre”, tha Rita.

Këngëtarja ka qenë se fundmi edhe në Kosovë, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e martesës së një mikut të saj.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel