Tenis, Nadal-Wawrinka në çerekfinalet e Mastersit të Shangait

15/10/2015 18:55

Turneu Masters 1000 i Shangait ka dhuruar supersfidën e tij të parë. Në çerekfinale do të vihen përballë njëri-tjetrit spanjolli Rafa Nadal me zviceranin Stan Wawrinka, të cilët mundën respektivisht kanadezin Milos Raonic dhe kroatin Marin Cilic.

Nadal fitoi 2-0 me sete (6-3 dhe 7-6), ndërsa Wawrinka vuajti më shumë, duke e mposhtur kundërshtarin në 3 sete (5-7, 7-6 dhe 4-6).

Në çerekfinalet e tjera do të ndeshen çiftet Anderson-Tsonga, Djokovic-Tomic dhe Murray-Berdych.

Top Channel