Incidenti me birrën i Shkodran Mustafit (Video)

16/10/2015 09:30

Shkodran Mustafi pati një incident të vogël me një shishe birre në konferencën e shtypit të Valencias.

Mbrojtësi me origjinë shqiptare i kombëtares gjermane, duke qenë se është mysliman, i kërkoi shefit të zyrës së shtypit që t’ia hiqte shishen e birrës nga tavolina, por në fund u bind që ajo shishe duhej të qëndronte patjetër aty, pasi është sponsor i skuadrës.

Mustafi e largoi shishen, ndërsa shefi ia afroi sërish. Në këtë moment, Mustafi qeshi dhe i tha: “Një ditë kam për të të vrarë, mbaje mend!”

Top Channel