“Vdekja” e ushqimit në familje… dhe jo vetëm

16/10/2015 00:00

Sipas një studimi të fundit në 5 mijë britanikë, një në katër prej tyre hanin vaktin kryesor të ushqimit vetëm. 78 % e tyre thonë se ata shumë rrallë ose asnjëherë nuk ftojnë miq apo të afërm për drekë apo darkë.

Por veç ushqimit, janë dhe disa zakone të tjera të përditshme që njerëzit nuk i bëjnë më.

Zilja e telefonit të shtëpisë
Vetëm mosha e vjetër vazhdojnë të telefojnë në telefonat fiks. Të rinjtë e sotëm madje as e prekin me dorë, pasi telefonin smart e kanë gjitmonë me vete. Kjo është një nga ato pajisje që është vrarë nga teknologjia, pasi nuk duhet të presësh të shkosh në shtëpi për të telefonuar, apo për të dëgjuar mesazhet telefonike nga të afërmit apo të dashurit tuaj.

Faksi apo skaneri
Kur e keni përdorur për herë të fundit një faks? Nuk e mbani mend besoj. Vetëm një pjesë e disa bizneseve vazhdojnë ta përdorin për të marrë një dokument apo për të skanuar një kopje. Harrojeni tashmë, ajo ka mbetur në vitin 1999.

Hartat
Hartat në letër, për të qënë më të saktë. Ordnance Survey map tashmë i përket të shkuarës, ndërsa Google Maps është mbreti i hartave që e ke me vete në telefon, në kompjuter etj. Nuk të duhet të kërkosh në letër një rrugë apo një qytet, por mjafton të shtypni një kod postar në telefonin tuaj dhe teknologjia do ju drejtojë.

Përpikmëria
Ka ikur koha kur njerëzit nxitonin për të arritur në orarin e caktuar. Kjo pasi teknologjia tashmë të jep mundësinë të dërgosh një mesazh ku të thuash “Më fal, se jam pak vonë”, ose “A mund ta lëmë në 7.15 dhe jo në 7.00?”.

Përdorimi i kujtesës
Përveç studentëve të mjekësise, kujtesa është duke u shuar për pjesën më të madhe prej nesh. A ju duhet të mbani mend se kur ka lindur Skënderbeu? Mjafton ta fusni në Google, dhe rezultati del menjëherë, pa qënë nevoja ta mbani mend. Ju duhet të lini një porosi nesër në mëngjes? Nuk është nevoja ta mbani mend, teksa mund ta vendosni si alarm në telefonin tuaj.

Top Channel