Tajlanda do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO

16/10/2015 12:00

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, po qëndron për vizitë pune në Mbretërinë e Tajlandës, ku është takuar me zyrtarë të lartë të shtetit. Me këtë rast, Tajlanda, e cila është anëtare e Bordit Ekzekutiv të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën, ka bërë të ditur se do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Zëvendësministri Selimi është pritur nga Shkëlqesia e Tij, Virasakdi Futrakul, i cili shërben njëherësh si zëvendësministër i Jashtëm i Tajlandës, këshilltar për Punë të Jashtme i kryeministrit dhe anëtar parlamenti.

Selimi theksoi fushat e mundshme të bashkëpunimit midis dy shteteve dhe kërkoi që Tajlanda, si anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s, të votojë anëtarësimin e Kosovës në këtë agjenci të specializuar të Kombeve të Bashkuara.

Top Channel