Tronditëse, i porsalinduri gjendet i hedhur në koshin e mbeturinave

16/10/2015 12:20

Përmes një videoje të postuar në internet, tregohet momenti dramatik i gjetjes së një foshnje të sapolindur brenda një qeseje mbeturinash.

Pamjet tregojnë një grup njerëzish që bëjnë zbulimin tronditës. Fillimisht dëshmitarët menduan se foshnja ishte e pajetë, por në momentin që u mor në krahë nga një e pranishme, lëvizi lehtë krahët.

Fëmija duke që nuk kishte shumë që ishte braktisur dhe me kordonin e lindjes ende të paprerë.

Besohet se pamjet janë filmuar në Filipine.

Top Channel