Celine Dion e ka mbajtur djalin e saj më të madh për vite me radhë larg vëmendjes së mediave, por ajo ka postuar së fundmi një foto bashkë me Rene Charles.

Djali adoleshent i këngëtares sot është 14 vjeç, dhe të dy duken të lumtur teksa janë fotografuar në një ndeshje hokej në Kanada.

Disa ditë më parë ylli i muzikës ishte në Disneyland me binjakët e vegjël, Eddy dhe Nelson, teksa afron ditëlindja e tyre e pestë.

Ndër të tjera, Celine po kujdeset për bashkëshortin e saj rej 20 vjetësh, Rene Angelil, 73 vjeç, i cili vazhdon luftën e tij me kancerin.

Së fundmi, ajo ka rrëfyer për US Weekly: Kam një respekt të madh për Rene Charles, sepse ai po tregon i fortë kur sheh të atin e sëmurë, sepse ai ka qënë spiranca e tij. Kur ai ishte më i ri e dinte se babai i tij ishte shumë i madh, por ata ishin shumë të lidhur. Jam e sigurtë që është shumë e vështirë për të”.

FOTO GALERI
1/3
Rene ne vitin 2009

Top Channel