Fier, plagoset me armë zjarri kambisti

16/10/2015 13:25

Një kambist në qytetin e Fierit është grabitur gjatë ditës së premte.

Mësohet se dy persona të armatosur kanë grabitur dhe plagosur shtetasin Artur Çepele. Kambisti është plagosur pas rezistencës që u bëri grabitësve, të cilët i kanë marrë rreth 8 milionë lekë.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Fierit, në lagjen Sheq i Madh. Dy persona të armatosur, të cilët mendohet ta kenë ndjekur kambistin nga Tirana për në Fier, janë përpjekur t’i grabisin kambistit sasinë e lekëve që ai kishte me vete.

Pasi kanë hasur në rezistencën e 48-vjeçarit Çepele, personat e armatosur e kanë qëlluar me armë zjarri, duke e plagosur në këmbë dhe më pas i kanë grabitur  8 milionë lekët.

48-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që dy grabitësit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

Top Channel