Bushati: Raporti i KLSH-së i udhëhequr nga PD-ja

16/10/2015 14:10

Partia Socialiste ka reaguar ndaj raportit të KLSH-së dhe akuzave të opozitës. Socialisti Ervin Bushati thotë se raporti është i udhëhequr nga Partia Demokratike.

“Sot pamë se si PD shfrytëzoi raportin e KLSH-së për të sulmuar përsëri qeverinë, pavarësisht ping pong opozitë- KLSH dëshiroj të bëjë publike disa fakte që japin përgjigje për secilin nga pretendimet”, tha Bushati.

Ai ka sqaruar se akuzat e PD-së janë të pavërteta, ndërsa është qeveria e kaluar e kësaj të fundit që shkatërroi sistemin energjitik në vend.

Top Channel