Ja surpriza e Penelope Cruz në koncertin e U2

16/10/2015 00:00

Ishte diçka që fansat spanjollë nuk prisnin ajo çfarë ka ndodhur në koncertin e U2 javën e kaluar.

Penelope Cruz dhe Javier Bardem kanë surprizuar grupin dhe fansat duke u ngjitur në skenë me paruke, gjatë një koncerti në Barcelonë.

Aktorja 41-vjeçare, e cila kishte vendosur një paruke bjonde ka vënë në lojë vokalistin e grupit, Bono, së bashku me bashkëshorin e saj, i cili dukej i mrekullueshëm me një kapele “coyboy”.

Teksa u ngjitën në skenë, dyshja nisi të bënte një kërcim provokues me artistët të cilët ishin duke performuar.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel