Bundesliga, Dortmund i rikthehet fitoreve

17/10/2015 00:00

Borusia e Dortmundit i është rikthyer fitoreve në Bundesligën gjermane, duke fituar 0-2 ndaj Mainzit në fushën e këtij të fundit.

Borusia e Dortmundit arriti të shënojë që në minutën e 18 me Marco Reus, që realizoi nga brenda zonës pas asistit të Pierre Emerick Aubameyang. Ndeshja vijoi me një drejtim të vetëm dhe Dortmundi kishte një shans të mirë për të dyfishuar që në fillimin e pjesës së dytë kur Niko Bungert, rrëzoi në mënyrë të parregullt Aubameyang në zonë, por nga pika e bardhë Marko Reus dështoi në duelin me portierin Karius.

Dortmundi pati një mori rastesh, por pa arritur të zgjasë diferencën deri në minutën e 82 kur Henrikh Mkhitarian vulosi rezultatin 0-2, falë të cilit verdhezinjtë blindojnë vendin e dytë në klasifikim tanimë 4 pikë larg Bayernit.

Kjo ishte ndeshja e parë e javës së nëntë në Bundesligë, ndërsa përballjet e tjera të kësaj jave do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën.

Top Channel