Hobi i çuditshëm i Justin Theroux

17/10/2015 00:00

Në një intervistë të dhënë të enjten në mbrëmje, Justin Theroux ka zbuluar hobin e tij të çuditshëm: koleksionin e dhëmbëve të njerëzve.

“Kur shkoja tek dentistja për nevojat e mia, i kërkoja asaj që të mi ruante dhëmbët e hequr në një qese. Sigurisht ato ishin të destiluara. I merrja dhe i mbaja në një pjatë dhe i vendosja në një tavolinë”, ka thënë bashkëshorti i Jennifer Aniston.

Justin ka treguar gjithashtu se shumica e të ftuarve i ngatërronin dhëmbët me mente. Por duket se bashkëshortja e tij nuk e ka pranuar aspak këtë hobi të Theroux, pasi ai nuk i mban më këto koleksione në shtëpinë tyre të re.

Top Channel