I shpëton operacionit të policisë, El Chapo i plagosur

17/10/2015 08:50

Baroni i drogës në arrati, El Chapo është plagosur në fytyrë dhe në këmbë teksa i shpëtoi një tjetër operacioni të policisë meksikane për kapjen e tij, konfirmojnë burimet zyrtare.

Operacioni u zhvillua në veriperëndim të Meksikës ditët e fundit, por pak detaje janë bërë të ditura. Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo kreu i kartelit të Sinaloas, u arratis nga burgu i sigurisë së lartë në korrik nëpërmjet një tuneli.

Top Channel