Meta në Budapest: Rajoni të njohë Kosovën

17/10/2015 12:00

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, mori pjesë në Konferencën e 7-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt Budapest, nën kujdesin e Parlamentit të Hungarisë.

Gjatë fjalës së tij Meta evidentoi progresin thelbesor të bërë nga vendet e rajonit gjatë dy viteve të fundit dhe vuri në dukje se sfidat sot janë të ndara në dy dimensione; në sfida të brendshme, ku sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë kyçe për konsolidimin e demokracisë, theksoi ai, si edhe nga ana tjetër në sfida të jashtme, ku kriza ekonomike europiane, zhvillimet në Ukrainë dhe rritja e populizmit e euroskepticizmit cënojnë vlerat e solidaritetit në kontinentin tonë.

Meta i ftoi kolegët e tij parlamentarë që të mbështesin edhe më fort përshpejtimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës dhe kërkoi që të përfundojë procesi i njohjeve të shtetit të Kosovës nga të gjitha vendet e BE-së, dhe nga ato vende në rajonin tonë që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm.

Top Channel