Fagu: Procedura e skanimit, lehtësi biznesit

17/10/2015 18:40

Drejtoresha e Doganave, Pranvera Fagu, teksa ka zhvilluar disa takime në biznese të ndryshme të rajonit jug-lindor të vendit, ka deklaruar se skanimi i mallrave do të lehtësojë ndjeshëm procedurat për biznesin.

Ajo ka thënë se, skaneri i tretë që po vendoset në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës do të ketë lehtësira për biznesin, ndërsa ka shtuar se është gati një paketë me disa ndryshime ligjore edhe për biznesin fason.

Pikërisht nga një biznes i tillë, i cili prej vitesh operon në qytetin e Bilishtit, Fagu ka pohuar se përmes skanimit hiqen pagesat e dyfishta për tranzitet e brendshme. Pra, nuk do të ketë dy herë pagesë për këto biznese.

Top Channel