Australi, Besart Berisha i jep fitoren Melbourne City

17/10/2015 19:40

Besart Berisha bëhet sërish protagonist në Australi. Sulmuesi kosovar shënoi golin e fitores 3-2 për Melbourne Victory në derbin ndaj Melbourne City, dy rivaleve të medha në kampionatin australian.

Pavarësisht se nuk është shquar për lojën e bërë këtë sezon, 30-vjeçari me golin e shënuar është shndërruar në heroin e tifozëve, pasi i dha fitoren e parë sezonale skuadrës së tij.

Për Berishën, ky ishte goli i parë për këtë vit, i 64-ti në kampionatin australian dhe njëkohësisht i gjashti i shënuar në derbin e Melburnit.

Top Channel