“Haka” mbresëlënëse e Zelandës së Re (Video)

18/10/2015 10:20

Ashtu siç e kanë zakon para nisjes së çdo ndeshjeje, lojtarët e kombëtares së regbisë së Zelandës së Re paraqitën para kundërshtarëve “vallëzimin” e tyre të luftës, që njihet ndryshe si haka.

Këtë herë, ishte Franca ajo që duroi shikimet e egra dhe lëvizjet me origjinë nga tributë maori të Oqeanisë.

Ndeshja Zelandë e Re-Francë, e vlefshme për çerekfinalet e Botërorit të regbisë, përfundoi me rezultatin e thellë 62-13 për “All Blacks”.

Top Channel