Londër, “Big Ben” rrezikon shkatërrimin. Nevojiten 40 mln euro për riparimin

18/10/2015 00:00

Autobusi i kuq dykatësh, “Buckingham Palace” dhe Big Beni. Janë këto 3 simbolet identifikuese të Londrës, por njëri prej tyre rrezikon të shkatërrohet.

Bëhet fjalë për orën e kullës së Ëestminsterit, për riparimin e së cilës do të duhen rreth 40 milionë euro. Këtë e bën të ditur një raport i komisionit të financave të komunave të kryeqytetit britanik.

Sipas një plani të parë të përcaktuar nga komsioni, parashikohet një ndërhyrje fillestare prej 29 milionë eurosh, gjatë së cilës ora do të mbyllet për rreth 4 muaj, periudha më e gjatë kjo në historinë 156-vjeçare të monumentit.

Në raport, siç bën me dije “Sunday Times”, përmenden probleme strukturore të lavjerrësit, që mund të shkaktojnë bllokimin e orës. Ndër të tjera është i nevojshëm edhe rikonstruktimi i Kullës dhe, nëse këto probleme nuk do të zgjidhen brenda 2 ose 3 viteve, ekziston rreziku që i tërë mekanizmi i orës të bllokohet.

Në këtë pikë, siç thuhet në raport, riparimet mund të zgjasin më shumë se një vit. Hera e fundit që Big Beni është mbyllur ka qenë në 1976-n, kur ora ndaloi për rreth 26 ditë, gjatë një periudhe 9-mujore për riparime.

Top Channel