Tenis, Djokovic fiton Mastersin e Shangait

18/10/2015 12:45

Novak Djokovic fitoi me lehtësi finalen e Mastersit të Shangait përballë francezit Jo-Wilfried Tsonga.

Tenisti serb, numri 1 i botës, e mbylli takimin për 1 orë e 18 minuta lojë, duke fituar me rezultatin 6-2 dhe 6-4.

Ky është titulli i tretë në Shangai për Novak Djokovic, i cili në karrierë ka fituar gjithsej 25 tituj Masters 1000 dhe e sheh veten vetëm dy trofe larg spanjollit Rafa Nadal.

Top Channel