Infermiere në vend të “lepurusheve”

18/10/2015 00:00

Ditët e lavdisë për Hugh Hefner duket se kanë marrë fund. Njeriu i revistës “Playboy” tashmë është nën përkujdesjen e madhe të mjekëve dhe infermierëve, duke bërë që vajzat seksi të lihen në plan të dytë.

Në një rrëfim për “the Sun”, modelja Carla Howe ka thënë se vizitorët tashmë më shumë shohin infermiere në shtëpinë e Hefner se sa “lepurushet” e famshme të revistës.

“Shtëpia e famshme në Berverly Hills nuk është më një vend me vajza ‘topless’ apo ku bëhet ogji. Hef tani shoqërohet në çdo hap në një grup infermierësh”, tregon Carla.

Ajo ka thënë se 89-vjeçari tani nuk del nga shtëpia, ndërsa e gjitha çfarë dëshiron, është të shikojë filma të vjetër.

“Ai nuk lëviz nga shtëpia dhe fton disa miq për të luajtur shah ose për të shikuar ndonjë film të vjetër”, ka thënë bukuroshja 25-vjeçare.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel