Festivali i shpimit në Tajlandë (Kujdes! Pamje të rënda)

18/10/2015 00:00

Qindra burra në Tajlandë fusin thika dhe kunja të mëdha në faqet e tyre për të festuar festivalin e përvitshëm të vegjetarianëve. Ata ecën gjatë ditës së shtunë në rrugët e Puketit, duke lënë me gojë hapur të pranishmit.

Ky festival zgjat nëntë ditë dhe pjesëmarrësit në të mendojnë se moskonsumi i mishit do i japë shëndet fizik dhe mendor.

Por, çfarë lidhje ka vegjetarianizmi me të shpuarit e fytyrës ? Përgjigja është e thjeshtë: tajlandezët mendojnë se shpimi ekstrem i trupit ndihmon edhe në pastrimin e shpirtit, pasi largon demonët.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel