Serie A, Napoli ndal Fiorentinen

18/10/2015 17:00

Napoli i Elseid Hysajt ka arritur të ndal kryesuesin e Serie A, Fiorentinën pas 5 fitoreve radhazi. Pas një pjese të parë pa gola, Insigne gjeti rrjetën me të filluar pjesa e dytë.

Miqtë barazuan me Kaliniç në të 73-n, por Napoli riktheu epërsinë me Higuain vetëm dy minuta më vonë. Vlen të përmendet loja e shkëlqyeshme e Hysajt, që tashmë është një titullar i padiskutuar në formacionin e Sarrit.

Ndërsa, Lazio i Berishës që ishte në stol, ka humbur 2-1 në transfertë ndaj Sassuolos.  Berardi nga pika e bardhë në minutën e 7 dhe Missiroli në të 60-n, realizuan për vendasit, ndërsa Felipe Anderson shënoi golin e nderit për miqtë.

Sampdoria nuk fiton prej tre xhiros, pasi edhe në këtë fundjavë u mposht 2-0 në transfertë ndaj Frosinone. Ndërsa, Atalanta fitoi lehtësisht ndaj Carpit me rezultat 3-0.

Verona dhe Udinese ndan pikët në sfidën që përfundoi 1-1, ndërsa Palermo fitoi në fushën e Bolognas me rezultat minimal 0-1.

Top Channel