Tiranë, përplasen 2 makina, 4 të plagosur

18/10/2015 18:20

Pasditën e së dielës, dy makina janë përfshirë në një aksident dhe për pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ndodhi në rrugën e Rinasit, por ende nuk ka të dhëna se çfarë e shkaktoi aksidentin.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është duke hetuar rastin.

Sipas informacioneve të para, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel