Aksident në aksin Lezhë-Laç, humb jetën një kalimtar

18/10/2015 19:35

Një aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së të dielës në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë mbikalimit të Patokut, ku kalimtari i identifikuar si shtetasi N.T. nga Laçi është përplasur për vdekje nga nja automjet.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ndaloi drejtuesin e mjetit që u përfshi në aksident, shtetasin Musa Burreli.

Një tjetër aksident u shënua gjatë pasdites së kësaj të diele. Katër persona mbetën të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve në rrugën e Rinasit.

Top Channel