Vlorë, humb jetën një vajzë 8 vjeçare, u zu poshtë nga një mur ndërtese

18/10/2015 00:00

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë së dielës në qytetin e Vlorës, ku një vajzë 8 vjeçare ka humbur jetën.

Burime nga policia e këtij qyteti kanë bërë të ditur se fëmija i seksit femër, me iniciale E.D., banuese në lagjen “Hajro Çakërri”, duke luajtur me disa fëmijë të tjerë para ambientit të një banese pranë shtëpisë së saj, është goditur nga një mur ndarës midis banesave, i cili ka rënë nga lagështira aksidentalisht sipër saj.

8-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit të Vlorës, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marrë.

Top Channel