Fier, kapet autori i plagosjes së kambistit

19/10/2015 09:00

Policia e Fierit arrestoi personin që grabiti të premten e kaluar me armë zjarri një kambist. Sipas njoftimit, është finalizuar operacioni policor “Porosia” dhe në pranga ka rënë shtetasi Kreshnik Berisha, 34 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, ai rezulton të ketë grabitur në lagjen “Sheq i madh” të Fierit shtetasin Artur Çepele. Arrestimi i Kreshnik Berishës është bërë për veprën penale të “vjedhjes me armë në bashkëpunim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Gjithashtu, u ndalua edhe 43-vjeçari  Dritëro Lajthia, banues në Tiranë, për veprën penale të “sigurimit të mjeteve për vjedhje”.

Top Channel