Brazil, vdes piloti i kategorisë Superbike (Video)

19/10/2015 09:10

Piloti brazilian João Carlos Sobreira ka ndërruar jetë pasi humbi ndjenjat gjatë garës dhe motori i tij u përplas dhunshëm me muret mbrojtëse të pistës në Autodromin Ndërkombëtar të Goianias, në një garë të kategorisë Superbike.

Në xhiron e tretë, në dalje të kthesës së parë, 32-vjeçari i Mobil Ituran Racing “nuk reagoi dhe u përplas dhunshëm”, sipas organizatorëve të garës.

Sobreira u dërgua me urgjencë në spitalin e Goianias, por nuk arriti të mbijetonte.

Top Channel