Policia: 23 arrestime për vjedhje të energjisë

19/10/2015 09:50

Policia e Shtetit ka njoftuar se gjatë javës që lamë pas ka arrestuar 23 persona me akuzën për vjedhje të energjisë elektrike.

Nga kontrollet e ushtruara në bashkëpunim me OSHEE-në janë konstatuar gjithsej 52 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Policia njofton gjithashtu se gjatë javës së kaluar janë proceduar penalisht 10 punonjës të OSHEE-së, ndërsa 1 është arrestuar.

Top Channel