Si trajtohen futbollistët që vonojnë lojën në Greqi

19/10/2015 00:00

Një mbajtës barrele për të dëmtuarit gjatë një ndeshjeje futbolli ka bërë të kundërtën e punës së vet këtë fundjavë, në momentin që u dëmtua lojtari i Ergotelis, Leonardo Koutris.

Dy mbajtësit e barrelës, të cilët nuk besonin se lojtari i skuadrës mike ishte dëmtuar me të vërtetë, nxituan ta nxirrnin atë nga fusha e lojës në mënyrë që loja të riniste sa më shpejt. Ata e vunë me dhunë në barrelë futbollistin i cili po ankohej për trajtimin dhe njëri prej tyre, nga nxitimi, iu rrëzua sipër… 2 herë.

Top Channel