Një mënyrë për të mos marrë patentën

19/10/2015 00:00

Jo të gjithë përpiqen ta marrin patentën me sa më pak gabime, ka dhe nga ata që i dreqosin gjërat në momentin e fundit kur japin provimin. Kështu ka ndodhur me një 20-vjeçare në Uashington.

Ajo ngatërroi pedalin e frenave me atë të gazit, duke futur automjetin brenda autoshkollës.

Autoritetet e Bellevue bën një foto të ngjarjes. Fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur në incident.

“Fatkeqësisht, një studente ngatëroi pedalin e gazit me atë të frenave, duke e çuar makinën brenda ndërtesës”, ka thënë Seth Tyler, i policisë së Bellevue. Ai shton se studentja ishte në fund të provimit të saj, kur ndodhi aksidenti.

“Ajo po ecte mirë deri në pjesën e fundit… kur kaloi dritaren e xhamit të godinës, kështu që dështoi të merrte provimin”, thotë ai.

Top Channel