Gjendet e varur në aeroportin e Stambollit gazetarja e BBC

19/10/2015 11:30

Një vdekje në rrethana misterioze. Bëhet fjalë për ish-gazetaren e BBC, Jacky Sutton, e cila është gjetur e varur në tualetin e aeroportit të Stambollit.

50-vjeçarja duhet të merrte një avion për në Erbil, në Kurdistanin iraken, por e kishte humbur fluturimin dhe ishte shfaqur shumë e keqardhur kur i ishte dashur të blinte një biletë të re.

Sutton ishte drejtoreshë e Institutit për Raportimin e Luftës dhe Paqes, një organizatë që ofron mbështetje për gazetarët dhe aktivistët që planifikojnë të veprojnë në zona lufte.

Vdekja e saj vjen 5 muaj nga ajo e parardhësit të saj, që mbeti i vrarë në Bagdad nga shpërthimi i një autobombe.

Gazeta “Daily Mail” citon deklaratën e gazetarit iraken Mazin Elias, mik i Sutton, sipas të cilit, “dikush e ka vrarë Jackyn, ajo nuk do të ishte vetëvrarë kurrë”.

Sutton, që në të kaluarën kishte punuar edhe në Kombet e Bashkuara, fliste 5 gjuhë të huaja dhe po përfundonte një doktoratë me një tezë mbi mbështetjen ndërkombëtare të grave gazetare që punojnë në Irak e Afganistan. 

Top Channel