Kosovë, shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

19/10/2015 11:40

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, propozoi që mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e parashikuar për sot në orën 11:00 të shtyhet për nesër në të njëjtën kohë.

Ai tha se në atë mbledhje do të caktohet data e seancës së ardhshme.

Kjo shtyrje u bë pasi presidentja Atifete Jahjaga ka nisur një raund takimesh me udhëheqësit e partive politike për të gjetur zgjidhje për daljen nga kriza politike.

Top Channel