Personat me më shumë se 11 nishane në njërin krah, janë më të rrezikuar se të tjerët ndaj kancerit të lëkurës apo melanomës. 

Ekspertët kanë vënë re se numërimi i nishaneve në krahun e djathtë mund të përbëjë një tregues të mirë për numrin e plotë të tyre në të gjithë trupin dhe nëse ky i fundit është mbi 100, atëherë rreziku ndaj sëmundjes frikësuese është 5 herë më i lartë se normalja. 

 

Studimi i publikuar nga revista britanike e dermatologjisë, përdor të dhënat e përftuara nga mbikqyrja e mbi 3.000 binjakëve në Mbretërinë e Bashkuar, ku melanoma prek më shumë se 13.000 persona çdo vit. 

Top Channel