Sulme në Facebook, Isa Mustafa mbyll llogarinë e tij

19/10/2015 17:05

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës njoftoi opinionin se për shkak të rritjes së numrit të sulmeve ndaj llogarisë së kryeministrit, Isa Mustafa në Facebook, kjo llogari do të çaktivizohet deri në rritjen e masave të sigurisë.

Në njoftim thuhet se, “gjatë kësaj periudhe, çdo postim apo komunikim për apo në emër të kryeministrit Isa Mustafa, nuk paraqet qëndrimet e kryeministrit dhe të ato do të denoncohen në organet kompetente”.

 Kryeministri Isa Mustafa njoftoi se do të vazhdojë komunikimin me qytetarët dhe përkrahësit e tij përmes Zyrës për Komunikim Publik.

Vendimi i mbylljes së llogarisë së kryeministrit Isa Mustafa është marrë pas postimit të një statusi në Facebook, të cilin kryeministri i Kosovës e përgënjeshtroi me një tjetër status të mëvonshëm, ku thotë se dikush tjetër e kish postuar.

Në status përmendje Ramush Haradinaj, me të cilin kryeministri i Kosovës është përplasur fort së fundmi me deklarata e kundërdeklarata mbi marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Top Channel