Ja kush është këngëtarja që fiton 1 milion dollarë në ditë

19/10/2015 00:00

Këngëtarja e hitit “Bad Blood”, Taylor Swift ka arritur të bëjë rreth 317.8 milionë dollarë që nga muaji janar falë albumit të saj “1989” si dhe turneut botëror, raporton “Sunday Express”.

Këto fitime e rendisin Taylor si këngëtaren më të paguar në botë.

“Momentalisht Taylor është në krye të gjithë muzikantëve të tjerë duke u bërë kështu artistja më e pushtetshme në mbarë botën jo vetëm falë muzikës, por edhe falë lëvizjeve apo kërcimeve që bën në skenë”, ka thënë një analist mediash.

“Aktualisht, Taylor është e paprekshme”, përfundon ai.

Top Channel