Dashuria për papagajtë e tij e shtyu një 56-vjeçar britanik t’u nënshtrohej një serie operacionesh dhe tatuazhesh për t’i ngjarë miqve të tij me pendë ngjyra-ngjyra.

Wacky Ted Richards është i fiksuar pas Ellie, Teaka, Timneh, Jake dhe Bubu, që të gjithë papagajtë e tij dhe për të provuar sesa i fiksuar është pas tyre mjafton të shohësh fotot e tij.

56-vjeçari ka injektuar bojë tek e bardha e syve të tij, ka vendosur disa pierce në fytyrë dhe kokë. Deri këtu dikush mund të mendojë se nuk ka asgjë të keqe, por për Ted po. Së fundmi ai mendoi se veshët e pengonin të realizonte ëndrrën e tij për t’u ngjarë papagajve dhe pa u menduar dy herë, vendosi t’i presë.

“Më duhet ta pranoj, në shkollë me tallnin për veshët e gjatë, por nuk ishte kjo arsyeja se përse i preva. E bëra sepse dua të dukem sa më shumë që të jetë e mundur papagajve të mi”, thotë 56-vjeçari.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel