Frymëzohet nga “50 Hijet”, gruaja bën burrin për spital

19/10/2015 00:00

E mbani mend “50 Hijet e Greit”? Sigurisht që po! Filmi me skena të forta seksuale u përfol e stërfol aq gjatë sa skenat e tij nisën të jetësoheshin edhe nga çiftet normale…të paktën në Britani.

Njeri prej çifteve që u frymëzua nga ky film ishte edhe Elvira Blakemore, 41 vjeç dhe James Austin, një biznesmen 57-vjeçarë.

Pasi kishin ndjekur filmin në kinema, çifti vendosi të jetësonte skenat e tij të forta seksuale në dhomën e gjumit, por diçka shkoi përtej kontrollit dhe Austin përfundoi në spital, ndërsa 41-vjeçarja Elvira në gjykatë.

Biznesmeni 57-vjeçar kishte humbur ndjenjat gjatë aktit seksual. Në dëshminë e dhënë prej tij në gjykatë, ai thotë se e dashura e tij e kishte goditur fort me kallam bambuje dhe më pas i kish hedhur verë mbi plagët e shkaktuara duke i thënë se alkooli do të ndihmonte të shërohej.

Nga dhimbja e fortë ai ka humbur ndjenjat dhe është dashur thërritja e ambulancës për një mjekim më të specializuar.

Me t’u shëruar, 57-vjeçari vendosi të padisë në gjykatë ish të dashurën e vet, padi nga e cila nuk fitoi asgjë përveç famës, pasi gjykata i dha të drejtë 41-vjeçares që provoi se të gjitha veprimet e kryera në dhomën e gjumit ishin konsensuale.

Top Channel