Timberlake përlotet teksa flet për gruan e tij

19/10/2015 00:00

Ai është një nga yjet e pop-it më të famshëm në botë me një sukses të madh, por pavarësisht gjithë famës, Justin Timberlake nuk i harron rrënjët e tij.

Ylli 34-vjeçar është emocionuar gjatë një fjalimi të dhënë në ceremoninë e “Memphis Music Hall of Fame”, duke u shprehur se ndihet i nderuar që ka arritur suksesin e legjendave me të cilët është rritur duke i dëgjuar.

Në fjalimin e tij ai nuk harroi të përmendte bashkëshorten e tij dhe nënë e djalit të tij 6-muajsh, Jessica Biel, duke e quajtur atë gurin e tij të çmuar. Ai gjithashtu ka shtuar se bashkëshortja është shumë e bukur, e dashur dhe e kuptueshme ndaj të metave të tij.

Teksa fshinte lotët, Justin ka thënë: “E dashur, të dua aq shumë sa nuk mund ta them dot me fjalë dhe më shumë së çdo tekst këngë që mund të shkruaj për ty”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel